Supë

Kremoze me kungull të verdhë dhe patate

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit për 4 persona:

600g kungull i verdhë (pesha pa lëkurë) 400g patate ● 2 thelpinj hudhër 1.5 litër lëng zarzavatesh 50g gjalpë ● piper, kripë fara kungulli për zbukurimin e pjatës djathë Parmigiano i grirë ● 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

1. Pastrojmë kungullin e verdhë. Për ta pastruar më shpejt, e vëmë në furrë të nxehtë për disa minuta

derisa të zbutet. Kur të jetë i vakët, heqim tulin me lugë. 2. Qërojmë patatet dhe i ndajmë në copa. 3. Në një tenxhere skuqim hudhrat me pak vaj ulliri dhe i heqim sapo të kenë marrë ngjyrë. Shtojmë patatet me kungullin në copa. I skuqim për disa minuta të gjitha së bashku dhe më pas shtojmë lëngun e zarzavateve. Vëmë kapakun jo të mbyllur tërësisht dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta ose derisa patatet të jenë zbutur. 4. Hedhim në mikser patatet, kungullin dhe lëngun e tyre. I grijmë derisa të jenë bërë krem. 5. I hedhim përsëri në tenxhere, që të marrin valë për 2 minuta, sa të bëhen si krem homogjen. Nëse

është nevoja, shtojmë akoma lëng të nxehtë. 6. Tani shtojmë gjalpin, e rregullojmë për kripë e piper dhe e përziejmë me lugë druri. 7. Shërbehet e ngrohtë dhe përfundohet me pak djathë kaçkavall dhe fara kungulli të pjekura. Hedhim edhe pak vaj arrash, nëse kemi, ose vaj ulliri të mirë. Mund të shërbehet me copa buke të thekura në tigan pa vaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.