Gazpacho

Me panxhar

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

për 4 tasa të vegjël:

500g panxhar i kuq, i zier

2 patate të mesme ● 2 qepë të njoma

1 mollë jeshile ● 200g rikota ● 1 gotë qumësht

2 lugë kafeje mjaltë, jo plot ● ½ lugë kafeje me koncentrat zarzavatesh kripë

Për dekorim:

100g rikota ● pak qumësht

Përgatitja:

1. Nëse panxharin e kemi blerë të freskët, e ziejmë pak më parë veçmas, në një tenxhere të vogël. 2. Qërojmë patatet, qepët dhe mollën. I ndajmë të gjitha në kubikë, i vëmë në një tenxhere së bashku me panxharin e kuq të zierë më parë dhe të prerë në kubikë, hedhim ujë sa të mbulohen të gjitha, ( jo më shumë). Shtojmë koncentratin dhe i lëmë në zjarr derisa të shikojmë që zarzavatet së bashku me mollën kanë zierë. 3. Shtojmë tani qumështin, rikotën, mjaltin dhe i rregullojmë për kripë sipas dëshirës. Sa të marrë valë, e heqim nga zjarri. 4. Të gjithë masën e përgatitur e grijmë në kombinat që të përftojmë një krem homogjen. E hedhim në një tas të madh, e mbulojmë dhe e lëmë në frigorifer për të paktën një orë ose dhe një natë. Shërbehet e ftohtë.

Për ta dekoruar:

Përziejmë rikotën me pak qumësht dhe me lugë krijojmë toptha të vegjël të cilët do t’i hedhim sipër në momentin që do ta shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.