Eskallop

Me domate dhe proshutë Hako

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për 4 persona:

600g fileto viçi e ndarë në feta të holla

100g proshutë në copa të vogla ose në kubikë të vegjël

1 lugë gjelle me kaperi të kriposur

një grusht ullinj të zinj pa bërthamë

300g salcë domatesh me copa të vogla disa domate qershiza (nuk janë të domosdoshme)

3 lugë gjelle vaj ulliri ● 3-4 lugë miell rigon, piper, spec djegës sipas dëshirës

kripë shumë pak, pasi proshuta dhe kaperit janë të kripur

Përgatitja:

1. Në fillim shpëlajmë kaperit nga kripa, i thajmë me letër kuzhine dhe i heqim mënjanë. 2. Shtypim mirë filetot me shtypësen e mishit dhe i lyejmë secilën me pak miell nga të dyja anët. 3. Në një tigan të madh hedhim pak vaj ulliri dhe skuqim filetot nga të dyja anët. Kujdes, nuk duhen

skuqur shumë, përndryshe mishi bëhet i fortë. 4. I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë. 5. Në tiganin ku skuqëm mishin hedhim copat e proshutës. I skuqim për disa minuta derisa proshuta të

bëhet krokante. 6. Hedhim salcën e domates, ullinjtë, kaperit, pak rigon, kripë, piper, spec djegës. Në fund shtojmë domatet qershiza të ndara në mes ose kokërr, nëse janë fare të vogla. I ziejmë për afro 5 minuta dhe pastaj shtojmë filetot. 7. E lëmë tiganin në flakë të ulët edhe për 10 minuta.

E shërbejmë menjëherë.

Kjo është një mënyrë e shpejtë për të gatuar mishin me një salcë të shijshme me bazë

domatesh, proshutë dhe ullinj të zinj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.