Mish

Me rukola dhe Grana Padano

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Lyejmë copat e mishit me pak miell. 2. Hedhim gjalpin në një tigan, e shkrijmë dhe shtojmë copat e mishit. 3. I skuqim për disa minuta duke i përzierë vazhdimisht, në mënyrë që të skuqen mirë nga të gjitha anët. 4. Pasi të jetë skuqur mishi, hedhim

pak uthull balsamike në tigan. 5. Fikim zjarrin dhe spërkatim mishin

me kripë e piper. 6. Në pjatën ku do të shërbejmë mishin krijojmë një shtresë me rukola, vendosim mishin, domatet qershiza të ndara në mes, djathin në copa të vogla dhe stikat e pishës. 7. Hedhim përsëri pak kripë, vaj ulliri dhe uthull balsamike. E shërbejmë menjëherë.

Recetë e shpejtë që më pëlqen shumë. Ideale edhe kur keni të ftuar në shtëpi, pasi përgatitet menjëherë dhe do të bëni figurë të bukur me miqtë tuaj. Mjafton të ndani më parë mishin në copa të vogla, të lani rukolën dhe ta thani e pjata juaj do të jetë gati për 10 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.