Gjoks

Pule me salcë jeshile

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Për 4 persona:

500g gjoks pule i zierë më parë

Për salcën jeshile:

1 tufë majdanoz (afro 40g gjethe) 20g tul buke 5 lugë gjelle uthull vere 1 thelb hudhër 30g kaperi (të kripura) 40-50g kastravecë turshi ● 1 vezë e zierë 4 sardele açuge të konservuara në vaj–jo të domosdoshme 50ml vaj ulliri kripë, piper

Përgatitja e salcës:

1. Lagim bukën me uthullën për 5 minuta. Kaperit i shpëlajmë mirë me ujë për t’iu hequr kripën e tepërt dhe i thajmë me letër kuzhine. 2. Në mikser ose robot grijmë bukën e lagur me uthull së bashku me gjethet e majdanozit dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Pasi t’i kemi grirë, salca duhet të rezultojë si krem. 3. E rregullojmë për kripë e piper dhe e shërbejmë me mishin e zierë më parë, të prerë në copa. Shërbehet e ftohtë ose e vakët.

Recetë e shpejtë, e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.