Salcë

Meksikane për marinimin e mishit të derrit

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për 4 persona: 1 qepë e grirë imët në kubikë të vegjël ● 1 thelb hudhër i qëruar dhe i grirë ● 1 lugë gjelle vaj ulliri ● 2 lugë gjelle spec djegës pluhur, meksikan ● 1 ½ lugë kafeje me kripë ● 1 lugë gjelle sheqer kaf ● 2 domate të qëruara dhe të grira në kubikë të vegjël ● 1 lugë sheqer i bardhë ● 50ml uthull molle ● 80ml birrë 30ml vaj ulliri ● 200ml salcë Ketchup

Përgatitja:

1. Ngrohim një lugë gjelle vaj ulliri në një tigan dhe skuqim qepën. Shtojmë më pas hudhrën, specin djegës,

kripën, domatet dhe i lëmë në zjarr derisa salca të jetë trashur pak. 2. Shtojmë përbërësit e tjerë dhe e lëmë akoma në zjarr për 10 minuta. E lëmë të ftohet. 3. Marrim mishin, e lyejmë me salcë dhe e mbyllim në një qese plastike. E lëmë një natë në frigorifer në qese të

mbyllur. 4. Të nesërmen, e heqim mishin nga qesja dhe e kemi gati për ta pjekur në barbekju. Pjekja e mishit: shpesh kur nuk kam mundësi të ndez barbekjunë, e pjek mishin në furrën e sobës. Te pjesa e poshtme e furrës vë tavën e madhe të mbushur me ujë dhe kjo më shërben për të mbledhur yndyrat që rrjedhin gjatë pjekjes së mishit, që të mos kem tym në shtëpi dhe në të njëjtën kohë, mishi piqet më krokant dhe brenda është më i butë. Vendosim mishin te grila e furrës dhe e pjekim me gradim të ulët (180°) duke e lyer herë pas here me pak salcë dhe duke e rrotulluar që të piqet mirë nga të gjitha anët, pasi tava me ujë e pengon të piqet te pjesa e poshtme.

Përgatitet një ditë më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.