Salcë

Për të shoqëruar pulë të pjekur në grilë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për 4-6 persona: 2 lugë gjelle vaj ulliri ● 1 qepë e kuqe ● 2 thelpinj hudhër ● 1 lugë gjelle xhenxhefil i freskët, i grirë në rende ose 1 lugë kafeje me xhenxhefil pluhur ● 200ml Ketchup ● 50ml salcë Worcestershire ● 1 lugë gjelle salcë soje ● 2 lugë gjelle sheqer kaf ● ½ lugë kafeje me piper të zi të bluar

Përgatitja:

1. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri skuqim qepën të grirë shumë imët në kubikë të vegjël, hudhrat e

grira shumë imët dhe xhenxhefilin, sa të marrin pak ngjyrë. 2. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe i lëmë të ziejnë me flakë të ulët për afro 10 minuta. E lëmë të

ftohet. Mund të ruhet në frigorifer për 3-4 ditë, në një kuti me kapak hermetik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.