Vitel

Tonné

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Zarzavatet e qëruara dhe të lara i presim të gjitha në copa jo shumë të mëdha dhe së bashku me majdanozin, dafinën, lëkurën e limonit, hudhrat e pa grira, kokrrat e piperit, vajin e ullirit dhe kripën, i hedhim në një tenxhere të madhe me verën e bardhë dhe pjesën tjetër e plotësojmë me ujë, sa të arrijë të mbulojë mishin kur të futet për t’u zierë. Vendosim tenxheren në zjarr (pa mishin) që të marrë valë. 2. Mishin e lidhim në formë roleje me spango kuzhine, në formë kryqi, për të ruajtur formën gjatë zierjes dhe e fusim në tenxhere. Pasi të marrë valë mirë, tenxheren e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë me flakë të ulët për 60 minuta, duke e rrotulluar herë pas here. Koha varet nga cilësia e mishit. 3. Pas 60 minutash, fikim zjarrin dhe e lëmë mishin të ftohet në lëngun e tij për 1-2 orë, më pas e

kullojmë dhe, kur të jetë ftohur plotësisht, e presim në feta të holla. 4. Vendosim fetat e mishit në një pjatë të madhe duke i vënë lehtësisht mbi njëra-tjetrën dhe i

mbulojmë me salcën tonné. 5. Përgatitjen e salcës tonné mund ta bëjmë ndërkohë që mishi është duke zierë.

Përgatitja e salcës:

Kullojmë mirë peshkun ton dhe thajmë yndyrën me letër kuzhine. E fusim në mikser së bashku me përbërësit e tjerë dhe e grijmë derisa të kemi një salcë kremoze. Hedhim salcën sipër fetave të mishit, e zbukurojmë me kaperi dhe gjethe majdanozi. E lëmë në frigorifer një orë përpara se ta konsumojmë, të mbuluar me letër varaku për kuzhinë.

Kjo recetë, përkundër asaj që mendohet, është tipike e Piemontes dhe sot gatuhet praktikisht

në të gjitha rajonet e Italisë. Konsiderohet pjatë verore, pasi konsumohet e ftohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.