Pulë

E pjekur me fruta të thata

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për 4 persona:

Një pulë 1.2 kg

200g kajsi të thata pa bërthamë

200g kumbulla të thata pa bërthamë

100g hurma arabe pa bërthamë 1+1/2 portokall bio ● 1 qepë ● 1+1/2 mollë

200ml lëng mishi ose lëng zarzavatesh 50g gjalpë ● kripë, piper ● 1 qepë, jo djegëse

Përgatitja:

1. Pastrojmë mirë pulën nga mbeturinat e puplave që mund t’i kenë mbetur, e lajmë dhe e thajmë me

letër kuzhine. 2. Në një tas vendosim portokajtë e grirë në copa të mëdha, qepën të qëruar dhe të ndarë në copa mesatare, kumbullat e thata, kajsitë dhe hurmat, mollët në kubikë mesatarë. Spërkatim me pak kripë e piper dhe i përziejmë mirë që të marrin aromën e njëra-tjetrës. Disa nga këto i fusim në barkun e pulës dhe lidhim këmbët me spango kuzhine që të ruajmë formën gjatë pjekjes. 3. Lyejmë me pak gjalpë pulën nga të gjitha anët dhe më pas e fërkojmë me kripë dhe piper. 4. Lyejmë me pak vaj ulliri një tavë të madhe, vendosim pulën dhe frutat anash saj. Spërkatim me copa

gjalpi frutat dhe hedhim pak lëng të valuar në tavë. 5. Fusim tavën në furrë 200° të ngrohur më parë dhe e lëmë për 50 minuta ose derisa pula të jetë pjekur

(kur ta prekni me majën e thikës, të mos dalë lëng i kuq). 6. Herë pas here lagim pulën e frutat me lëng të ngrohtë dhe duhet pasur kujdes që frutat të përzihen

vazhdimisht që të mos digjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.