Rosto

Derri me portokall

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Lajmë mirë portokajtë dhe lëkurën e njërit prej tyre e qërojmë në rende. 2. Shtrydhim lëngun e portokajve dhe në të hedhim kanellën dhe gjethet e dafinës që të marinohen. 3. Mishin e lidhim me spango kuzhine për së gjati e për së gjeri, si role, që të mos i prishet forma gjatë

zierjes. 4. E lyejmë me kripë e piper dhe më pas e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri për 5-6 minuta nga të gjitha

anët, derisa të ketë formuar një kore përsipër. 5. Vëmë mishin në një tavë, shpërndajmë gjalpin sipër tij në copa të vogla, hedhim sipër lëngun e portokallit bashkë me erëzat, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim për afro një orë në furrë të ngrohur më parë me 200°. Gjatë kësaj kohe e rrotullojmë herë pas here duke përdorur lugë druri dhe jo pirun, për të mos e shpuar, sepse si rezultat do të kishim një rosto të thatë. Gjatë kohës së zierjes shtojmë ujë të valuar sipas nevojës. Koha e zierjes ndryshon në bazë të cilësisë së mishit. 6. Kur rostoja të jetë e vakët, e presim në feta të holla. Roston e shërbejmë duke i hedhur sipër salcën e krijuar në tavë dhe e zbukurojmë me lëkurën e grirë të portokallit që kishim lënë mënjanë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.