Rosto

Me ananas

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Marrim 8 rrota ananasi, u kullojmë lëngun, i fshijmë me letër kuzhine dhe i lëmë mënjanë. 2. Mishin e presim ( jo në feta) për së gjeri, si fletë libri, duke llogaritur që te secila prerje të fusim një rrotë ananasi, (8 prerje afërsisht). E kriposim dhe e lyejmë me pak piper midis fetave të prera dhe vendosim një fetë ananas te secila prerje. Lidhim mishin me spango kuzhine në formë kryqi disa herë dhe e lyejmë me pak kripë e piper nga jashtë. 3. Në një tenxhere të madhe hedhim vajin e ullirit, vendosim mishin dhe gjethet e sherbelës. E skuqim për 7-10 minuta me flakë të lartë, duke e rrotulluar nga të gjitha anët, që të krijojmë kore dhe të marrë ngjyrë të artë. Për rrotullimin e tij nuk përdorim pirun, por lugë druri ose spatul për të mos e shpuar, pasi do të humbiste lëngjet dhe si rezultat do të kishim një rosto të thatë nga brenda. 4. Ulim flakën, hedhim lëngun e ananasit të një konserve, vendosim sipër kapakun dhe e lëmë në flakë shumë të ulët për 90 minuta. Pas kësaj kohe heqim kapakun, shtojmë gjalpin dhe e lëmë në zjarr edhe për 30 minuta të tjera, por do të llogaritim që në tenxhere të mbetet pak lëng. Nëse nuk ju ka mbetur, mund të shtoni pak nga lëngu i ananasit të kutisë tjetër. Gjatë gjithë kohës së zierjes, mishin e rrotullojmë çdo 30 minuta që të ziejë njësoj nga të gjitha anët. 5. Kur mishi të jetë zierë, e heqim nga tenxherja, e mbështjellim me letër varaku dhe e lëmë të pushojë. 6. Në tenxheren ku kemi zierë mishin, hedhim 6-8 rrota ananasi. E lëmë në flakë të ulët për 3-4 minuta, i

kthejmë që të lagen njësoj me lëngun dhe më pas i heqim së bashku me gjethet e sherbelës. 7. Marrim një lugë kafeje niseshte, e tresim me pak ujë të ftohtë në një gotë dhe e hedhim te lëngu që ka mbetur në tenxhere duke e përzierë vazhdimisht. Kur të shikojmë që lëngu është trashur, e heqim nga zjarri. 8. Roston e presim kur të jetë e vakët dhe e shërbejmë së bashku me fetat e ananasit dhe salcën e krijuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.