Rosto

Derri me kumbulla të thata

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për 4 persona:

600g fileto derri ● 120g pançetë Hako

20 kumbulla të thata pa bërthamë

40g gjalpë + 1 lugë gjelle 4 lugë vaj ulliri ● 1 gotë verë e bardhë 1 thelb hudhër ● lëng mishi ose ujë i valuar kripë, piper, spango kuzhine ● 4 gjethe sherbelë

Përgatitja:

1. Në fillim vendosim kumbullat në një tas me ujë të vakët për 5-10 minuta që të zbuten. Më pas i

kullojmë. 2. Me një thikë me majë të hollë bëjmë një të çarë në mes, në gjatësinë e mishit, duke mos e prishur

formën e tij dhe futim 10 kumbulla tek e çara e krijuar. 3. Mbështjellim fileton me fetat e pançetës dhe e lidhim me spango kuzhine gjatë gjithë gjatësisë dhe

gjerësisë së saj për të ruajtur formën e rrumbullakët gjatë zierjes. 4. Në një tenxhere të madhe (duhet ta nxërë të gjithë fileton) me vaj ulliri do të skuqim hudhrën dhe

sherbelën. 5. Vëmë më pas mishin dhe i japim një të skuqur me flakë të lartë për 5-6 minuta, derisa të krijojë një kore përsipër nga të gjitha anët. Flaka për skuqjen e tij duhet e lartë, pasi kështu mishi krijon menjëherë koren, ruan brenda lëngjet e tij dhe, kur pritet, nuk është i thatë. 6. E spërkatim me verë, hedhim 40g gjalpë dhe kumbullat e mbetura. 7. Kur vera të ketë avulluar, e mbulojmë me lëng mishi të valuar, vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë me flakë të ulët për 90 minuta. Koha e zierjes varet edhe nga mishi që do të përdorim, mund të mjaftojnë edhe 60 minuta. E kontrollojmë shpesh që mishit të mos i shterojë lëngu dhe, sipas nevojës, i shtojmë lëng mishi ose ujë të valuar. E rrotullojmë me kujdes herë pas here me lugë druri dhe jo me pirun, pasi do të shpohej dhe do të humbiste lëngjet. Heqim mishin e zierë dhe e lëmë mënjanë. 8. Lëngun që është krijuar në tenxhere e kullojmë me një sitë të vogël, e hedhim në një tigan të pastër, i

shtojmë sipër lugën e gjalpit dhe kur të jetë përzierë mirë, fikim zjarrin. 9. Presim mishin në feta të holla kur ai të jetë vakur pak. E kriposim dhe e shërbejmë me salcën me gjalpë

dhe kumbullat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.