Rosto

derri me rrush të bardhë dhe të zi

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Fileton e lyejmë nga të gjitha anët me kripë të imët dhe më pas me piper të bardhë të grirë. 2. E lidhim me spango kuzhine në formë roleje, duke vënë edhe gjethet e sherbelës pranë tij. E lidhim

për së gjati dhe për së gjeri, që të ruajë formën gjatë zierjes. 3. Skuqim me flakë të mesme gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të madhe që mund të nxërë roston. Hedhim mishin dhe e skuqim për 5-6 minuta në flakë të lartë, duke e rrotulluar vazhdimisht me lugë druri derisa të krijojë kore në sipërfaqe nga të gjitha anët. 4. Hedhim lëngun e limonit dhe e rrotullojmë mishin që ta marrë mirë atë. Pas pak minutash shtojmë një garuzhde me lëng mishi ose ujë të valuar dhe më pas ulim flakën. Vëmë kapakun dhe vazhdojmë zierjen edhe për afro 40 minuta. E kontrollojmë herë pas here, se mos është shteruar lëngu dhe, sipas nevojës, shtojmë lëng ose ujë të valuar (gjithsej mjaftojnë 3 garuzhde, por varet edhe nga sasia e mishit dhe sa i njomë është ai). Heqim kapakun dhe e lëmë të ziejë edhe 30 minuta. 5. Kur duhen edhe 5 minuta nga zierja e mishit, shtojmë kokrrat e rrushit dhe lëkurën e limonit të grirë. Vazhdojmë ta ziejmë edhe për 5-6 minuta dhe do të shohim që kokrrat e rrushit do të fillojnë të kenë lëkurë si të plasaritur. 6. E heqim nga zjarri. E lëmë të pushojë për 10 minuta përpara se ta ndajmë në feta

Shërbehet me lëngun e krijuar dhe kokrrat e rrushit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.