Sepie

Me bizele

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

Përbërësit për 4 persona:

600g sepie të pastruara

300g bizele të freskëta ose të ngrira 3 lugë gjelle vaj ulliri 1 karotë ● 1 qepë

1 thelb hudhër

1 degë selino

1 gotë verë e bardhë 300g domate të freskëta ose prej konserve të grira në kubikë

kripë, piper ● majdanoz 1. Pastrojmë sepjet, i lajmë me ujë të bollshëm dhe i presim në feta. 2. Ngrohim vajin e ullirit në një tigan dhe me flakë të ulët do të skuqim karotën, qepën, selinon e grirë imët,

hudhrën. 3. Shtojmë sepiet, i lëmë të skuqen për pak minuta dhe më pas i shuajmë me verën e bardhë. 4. Kur të ketë avulluar gjysma e verës, shtojmë domatet, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë edhe afro 30 minuta me flakë të ulët ose derisa të shohim që sepiet të jenë zbutur, por jo të jenë zierë plotësisht. Gjatë zierjes, nëse e shohim të arsyeshme, mund të shtojmë pak ujë të ngrohtë. 5. Shtojmë bizelet dhe i lëmë edhe 15-20 minuta derisa të ziejnë edhe ato. Nëse e shohim të arsyeshme,

mund të shtojmë pak ujë të ngrohtë gjatë zierjes së bizeleve. 6. Në fund, e rregullojmë për kripë e piper dhe e shërbejmë menjëherë me pak majdanoz të grirë sipër.

Kjo është një recetë e thjeshtë, e shëndetshme dhe ideale për

ata persona që janë me dietë. Përgatitet për pak kohë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.