Supa

“New England Clam Chowder”

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për 4–6 persona:

Përgatitja:

1. Pastrimi i molusqeve është shumë i rëndësishëm, pasi në brendësi të guaskave shpesh ka rërë dhe, nëse nuk pastrohen si duhet, rrezikoni të gjeni rërë në fund të tenxheres pasi t’i keni zierë. I shpëlajmë molusqet fillimisht me ujin e rubinetit dhe më pas i hedhim në një tas të madh ku kemi hedhur ujë dhe kripë kokërrmadhe. Llogarisim sasinë e ujit që t’i mbulojë ato. I lëmë për 2 orë duke i përzierë herë pas here me dorë. Më pas i kullojmë dhe i shpëlajmë mirë me ujin e rubinetit. 2. Në një tenxhere hedhim molusqet e kulluara, 750ml ujë dhe i lëmë në flakë të lartë për disa minuta. Kur të marrë valë, i vëmë kapakun derisa molusqet të jenë hapur krejtësisht nga nxehtësia. Pastaj i heqim, u kullojmë lëngun (që e ruajmë) dhe i lëmë mënjanë në një tas. 3. Në një tenxhere skuqim proshutën pa vaj derisa të jetë bërë krokante dhe më pas shtojmë zarzavatet e grira ( jo majdanozin). Skuqim dhe këto të fundit për 7-8 minuta duke i përzierë herë pas here. Shtojmë miellin dhe vazhdojmë skuqjen e tij për 2-3 minuta. Shtojmë lëngun e molusqeve që kemi kulluar më parë dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. 4. Ndërkohë, heqim molusqet nga guaskat (i lëmë disa me guaska, se do të duhen në fund), i shtojmë në tenxhere së bashku me panën, majdanozin, piperin, timon dhe pak kripë, nëse është e nevojshme. Nëse supa është e trashë, mund të shtojmë pak ujë të valuar. E shërbejmë të nxehtë në “tasat e bukës” të cilëve u kemi hequr më parë tulin.

Është një supë e këndshme kremoze me bazë molusqet dhe patatet, e përdorur gjerësisht në Amerikën e Veriut. Por thuhet që kjo supë ka lindur për herë të parë në Francë, në një fshat të vogël peshkatarësh dhe më pas mbërriti në Angli dhe Amerikë. Fillimisht, konsiderohej një ushqim për të “varfrit”, por me kalimin e kohës natyrisht që receta ndryshoi dhe sot e gjen edhe në restorantet më shik. Unë e kam ngrënë për herë të parë në Çeki, në një natë të

ftohtë dhe që atëherë mund të them që u “dashurova” me të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.