Kapesante

Gratinate

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Në një tenxhere të vogël përziejmë të gjithë përbërësit për beshamelin, në mënyrë që të mos krijohen

kokrriza. 2. E vëmë tenxheren në flakë të ulët dhe vazhdojmë ta përziejmë gjithë kohës me rrahësin e vezëve, me dorë, derisa të marrë valë. Nëse do të rezultojë e trashë, mund të shtojmë pak qumësht. Beshameli është gati dhe e lëmë të ftohet.

Përgatitja e kapesanteve:

1. Në një tas, grijmë në copa të vogla majdanozin, hudhrën, kapesantet (ruajmë guaskat) dhe pak spec

djegës. I skuqim më pas në një tigan me pak vaj ulliri për disa minuta, sa të marrin aromën e njëri-tjetrit. 2. Ndërkohë ziejmë vezët, i qërojmë dhe i shtypim mirë me pirun. 3. Marrim një tas dhe përziejmë në të vezët e ziera, përzierjen që kemi skuqur te tigani dhe i shtojmë edhe beshamelin (shtojmë dalëngadalë, sepse sasia që do të përdorim varet shumë nga sasia dhe madhësia e kapesanteve). 4. Mbushim me përzierjen e mësipërme guaskat, i vendosim në një tavë dhe i kalojmë në furrë me procesin e grilës për 5-6 minuta sa të marrin pak ngjyrë. I shërbejmë të vakëta. Guaskat e mbushura dhe të mbuluara me letër plastike për kuzhinë mund të përgatiten më parë. Mund të lihen në frigorifer dhe të piqen në grilë në çastin që do të shërbehen.

Recetë që mund të përgatitet edhe më parë. Është e mirë, e thjeshtë dhe e shpejtë.

Mund të shërbehet si antipastë ose si pjatë e dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.