Sallatë

Me kallamar dhe Mozzarella

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën me 250°. Në një tavë me letër furre vendosim copat e proshutës dhe i pjekim në furrë për

afro 10 minuta ose sa të bëhen krokante. 2. Lajmë mirë kallamarët dhe i presim në rripa të hollë në formë fizarmonike. I vendosim në një tas me lëngun

e ½ limoni. 3. Vëmë një tenxhere me ujë në zjarr dhe, kur ajo të marrë valë, fusim kallamarët të përvëlohen për 5 minuta.

I heqim dhe i lëmë të kullojnë, më pas i thajmë me letër kuzhine. 4. Heqim proshutën nga furra dhe, në vend të saj, në tavë do të vëmë kallamarët. I përziejmë me lëngun që ka lënë proshuta në tavë, i hedhim pak kripë dhe i pjekim në furrë për 5 minuta sa të marrin aromën e proshutës. 5. Tani përgatisim salcën Vinagrette duke përzierë mirë vajin e ullirit, majdanozin e grirë imët, lëngun e ½

limonit, kripë e piper. 6. Sallatën e larë dhe të tharë e grijmë jo shumë imët, i ndajmë domatet në mes dhe “Mozzarella”-n në kubikë të vegjël, proshutën në copa të vogla. I shërbejmë kallamarët në pjatë me pak sallatë, domate, Mozzarella, proshutë dhe i spërkatim të gjitha me salcën Vinagrette dhe kokrra piperi të kuq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.