Hamburger

Me merluc dhe salcë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja e salcës, e cila është shumë e mirë për të shoqëruar

peshkun e skuqur:

1. Në një tas, përziejmë sipas dëshirës majonezën, copa kastraveci turshi, kaperi, lëng limoni, majdanoz

dhe qepë të njoma. I grijmë në mikser derisa të kemi përftuar një salcë kremoze.

Përgatitja e qofteve:

2. Në një tenxhere vëmë të ziejë ujë të kripur dhe kur ai të fillojë të marrë valë, hedhim peshkun dhe e

lëmë për 5 minuta. Pasi e heqim, e kullojmë dhe e thajmë me letër. 3. Ziejmë patatet me lëkurë, i qërojmë dhe i shtypim me pirun sa janë ende të ngrohta. Hedhim pak

kripë. 4. Grijmë imët hudhrën dhe gjethet e timos. 5. Hedhim në një tas peshkun e copëtuar me dorë e më pas shtojmë patatet, hudhrën, timon e grirë, mustardën dhe vezët. I përziejmë të gjitha me dorë, derisa të përftojmë një masë si brumë. Shtojmë ngadalë bukën e thekur, që brumi të mos ngjisë dhe të punohet mirë me dorë për përgatitjen e qofteve. 6. Pasi të kemi bërë qoftet, i kalojmë në galetë dhe më pas i skuqim në tenxhere me vaj misri të bollshëm. Së fundmi, i vendosim mbi një letër thithëse për t’u hequr yndyrën e tepërt. Mua më pëlqejnë në temperaturë ambienti, por kushdo mund t’i konsumojë sipas dëshirës.

Recetë e shijshme dhe është një mënyrë për t’i bërë fëmijët të hanë peshkun.

Mund të gatuhen të skuqur ose të pjekur në furrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.