“Pica”

Patëllxhanë

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit:

2 patëllxhanë

Mozzarella ose djathë tjetër që shkrihet

domate të freskëta ose domate në konservë

vaj ulliri, rigon, kripë

Parmigiano i grirë

Përgatitja:

1. Patëllxhanët e larë i ndajmë në feta me trashësi 1cm. I vendosim në një kullesë makaronash dhe i spërkatim me kripë kokërrmadhe, kjo për të humbur hidhësinë. I lëmë në kripë për një orë, pastaj i shpëlajmë mirë me ujin e rubinetit dhe i thajmë me letër kuzhine. Nëse nuk kemi kohë, mund ta kalojmë këtë proces. 2. Pjekim fetat e patëllxhanit nga të dyja anët në një tigan të sheshtë që nuk ngjit, pa vaj. 3. I vendosim në tavë me letër furre, vendosim sipër copa domatesh, rigon, Mozzarella dhe së fundi i spërkatim me Parmigiano të grirë dhe vaj ulliri. 4. I pjekim në furrë me 180-200° derisa Mozzarella të ketë shkrirë. Janë të mira si të ngrohta, ashtu edhe të ftohta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.