Role

Me proshutë koto

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit:

4 feta proshutë koto Hako

120g djathë Caprino ose djathë tjetër i butë

80g Gorgonzola

12 fleta spinaqi të vogla dhe të njoma

4 lugë qumësht

rrepa të kuq, rukola, majdanoz, gjethe mente, piper i zi, kripë ● vaj ulliri

Përgatitja:

1. Në një tas përziejmë Gorgonzola-n me Caprino-n derisa të bëhen si krem. Shtojmë më pas disa gjethe majdanozi, gjethe menteje, pak piper të grirë. E hollojmë me qumësht. 2. Te çdo fetë proshute vendosim pak nga kjo përzierje, gjethe spinaqi dhe përsëri nga kjo përzierje e më pas e mbështjellim si role. Pasi t’i kemi mbushur të gjitha fetat e proshutës, roletë i mbështjellim me letër plastike për kuzhinë sikur të ishin karamele. I futim në ngrirje për ¼ orë, në mënyrë që ta kemi më të lehtë për t’i prerë në mes. Pak përpara se t’i shërbejmë i vendosim në një pjatë ku kemi krijuar një shtresë me rukola, majdanoz dhe rrepa të kuq, të grirë në feta shumë të holla. I spërkatim me vaj ulliri, piper të zi dhe pak kripë. Shërbehen në temperaturë ambienti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.