PATATE KROKANTE

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Furra ndizet më parë me 200°, që të arrijë temperaturën e duhur kur të fusni tavën. Patatet e qëruara duhen larë mirë dhe të priten sipas dëshirës; të gjitha copat duhet të kenë thuajse një madhësi. Shpëlahen mirë me ujë të ftohtë derisa uji të dalë i kulluar. Kjo bëhet që ato të humbasin sa më shumë niseshte. Më pas patatet hidhen në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe 1/3 gotë uji me uthull. Lihen të marrin valë për 5 minuta. Këto dy faza janë të rëndësishme për përgatitjen e patateve krokante. Pas kësaj, patatet kullohen dhe hidhen në tavë me pak rozmarinë, copa hudhrash dhe vaj ulliri. Piqen në furrë derisa të jenë bërë krokante dhe të kenë marrë ngjyrë (afërsisht duhen 60 minuta). Pesë minutat e fundit kalohen në funksionin grilë. Më pas fiket furra, hidhet kripa dhe shërbehen.

SHKOLLA E KUZHINËS

Për të gatuar patate krokante, është e rëndësishme të keni parasysh:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.