Patate

Furre me bukë të thekur të grirë

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit

6 patate mesatare 4 lugë gjelle bukë e thekur e grirë 100g djathë kaçkavall i grirë 1 lugë gjelle fara susami vaj ulliri, aq sa duhet kripë, piper koncentrat perimesh spec djegës pluhur, nëse dëshironi

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 200°. Qërojmë patatet, i lajmë dhe i ndajmë në feta jo shumë të trasha. I japim një valë për 10 minuta dhe më pas i kullojmë mirë në kullesë për 10 minuta të tjera, në mënyrë që të humbasin gjithë ujin. 2. Në një tas përziejmë bukën e thekur, djathin, kripën, specin djegës, farat e susamit dhe koncentratin e perimeve. 3. E hedhim sipër patateve dhe i përziejmë mirë, në mënyrë që të marrin aromat. 4. Lyejmë me vaj fundin e tavës që do të përdorim. Sistemojmë patatet këtu dhe i hedhim sipër vaj ulliri. 5. I pjekim në furrë për 30-40 minuta.

Këto patate janë një pjatë krokante dhe me shije, e përsosur për të shoqëruar pjata mishi dhe mbi të gjitha i pëlqejnë fëmijët, por në këtë rast duhet të shmangni specin djegës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.