Patate

Me proshutë në tigan

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit

3 patate

4 feta pançetë Hako

½

qepë

majdanoz

kripë me erëza

Përgatitja:

1. Patatet e qëruara dhe të lara i ndajmë në kubikë të vegjël. Më pas i hedhim të marrin valë në një tenxhere me ujë të valuar, për afro 10 minuta. Nuk duhet të zbuten shumë. 2. Ndërkohë qërojmë qepën dhe e ndajmë në kubikë të vegjël, e vëmë në një tigan me pak vaj sa të skuqet dhe më pas shtojmë pançetën, të ndarë në copa të vogla. 3. Kur patatet të jenë gati, i kullojmë dhe i hedhim në një tigan me pak vaj. Hedhim pak kripë me erëza dhe i lëmë në zjarr sa të krijojnë një kore në sipërfaqe. Tani shtojmë qepën e pançetën. I përziejmë me kujdes të gjitha bashkë për një minutë dhe më pas i shërbejmë.

Pjatë tipike e Gjermanisë, Austrisë, etj. Natyrisht, nuk janë si origjinalet, sepse nuk e di recetën, por u afrohen shumë dhe mund të them që janë një imitim i mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.