Sallatë

Me fruta

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit

1 mollë jeshile 1 mollë e kuqe 1 banane ● 1 kivi 100g luleshtrydhe

1 portokall i verdhë

6 kokrra kajsi të thata kokrra rrushi të kuq, të zi 60g majonezë ● 1 limon 1 filxhan kafeje pana

1 gotë konjak

100g sallatë jeshile me gjethe të vogla

kripë e piper

Përgatitja:

1. Lajmë dhe thajmë mirë sallatën dhe e hedhim në një tas. Shtojmë mollët e grira, por të paqëruara, në rripa të hollë. Shtojmë kivin të qëruar dhe të ndarë në trekëndësha të vegjël, bananen të grirë në rrota të holla. 2. Shtojmë luleshtrydhet në copa, portokallin në feta të holla e të vogla dhe kajsitë e ndara në copa jo të vogla. 3. Në një tas përziejmë mirë panën me majonezën, shtojmë lëngun e limonit dhe konjakun. I përziejmë mirë dhe i hedhim sipër sallatës, e spërkatim me kripë e piper dhe pastaj e përziejmë edhe një herë me kujdes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.