Djathë

Scamorza me sallatë

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit:

djathë Scamorza sipas dëshirës

2 feta spek për person

2 arra për person

1/2 dardhë

pak sallatë jeshile

Përgatitja:

1. Marrim djathin, e mbështjellim me spek në formë kryqi dhe e fiksojmë me kruajtëse dhëmbësh. 2. Hedhim pak vaj në një tigan të vogël dhe e vëmë në flakë të lartë. Kur tigani të jetë ngrohur mirë, vendosim djathin në të dhe e skuqim për një minutë nga çdo anë. E kthejmë me një lopatë kuzhine për të mos i prishur formën. E heqim nga zjarri kur speku të jetë bërë krokant dhe djathi të fillojë të shkrijë. Shërbehet e ngrohtë, me pak sallatë jeshile, copa arrash të vogla dhe pak dardhë.

E shoqëruar me një fetë bukë mund të konsiderohet si pjatë e plotë. Ideale për stinën e ngrohtë, kur duam të hamë lehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.