Sallatë

Me pulë

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit

për 4 persona:

1 gjoks pule i ndarë në copa të vogla dhe të holla - afërsisht 350g 3 grushte ose 7-8 lugë gjelle drithëra misri 150g gjizë sallatë jeshile domate qershiza 125g Mozzarella 1 qese Krostini ose një fetë buke pak kokrra misri të ziera 1 grusht arra të qëruara kripë e piper 2-3 kokrra rrepa të kuq

Përgatitja:

● ●2 lugë gjelle kos i bardhë 2 lugë kafeje uthull balsamike 2 lugë gjelle vaj ulliri ● kripë e piper 1. Në një tas përziejmë gjizën, kripën, piperin. Hedhim copat e mishit, i përziejmë mirë me dorë dhe i lëmë për disa minuta sa të marinohen. 2. Ndërkohë përgatisim “Vinagrette”-n duke përzierë mirë të gjithë përbërësit e saj. I lëmë mënjanë. 3. Ndezim furrën me 180°. Thërrmojmë drithërat dhe i hedhim në një tas. Copat e mishit, të lyera më parë me gjizë, i lyejmë këtu me dorë në mënyrë që të ngjiten mirë thërrimet e drithërave dhe më pas i vendosim në tavë të mbuluar me letër furre. 4. I pjekim për afro 20-30 minuta. 5. Bukën e ndajmë në kubikë. 6. Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe kur ai të nxehet hedhim kubikët e bukës dhe i skuqim për pak minuta, sa të bëhen krokante. I spërkatim me pak piper e rigon. Në një tas përziejmë: sallatën e grirë, domatet, Mozzarella të ndarë në kubikë, kubikët e bukës, kokrrat e misrit, feta rrepash të kuqe, arra të copëtuara dhe mishin. Spërkatim me salcën Vinagrette, kripë e piper sipas dëshirës.

Për salcën Vinagrette

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.