Sallatë

Me patate dhe barbunja jeshile

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit

500g patate të reja

300g barbunja të ziera

një tufë rukola,

disa gjethe majdanoz

rigon

120g kos i bardhë natyral

uthull, vaj ulliri

kripë, piper

Përgatitja:

1. Patatet e qëruara i ndajmë në feta me trashësi ½ cm. I ziejmë në ujë me kripë e uthull derisa të jenë zbutur, por jo shumë. I kullojmë dhe më pas i hedhim në një tas të madh bashkë me barbunjat. Hedhim vaj ulliri dhe i përziejmë mirë. 2. Grijmë rukolën dhe majdanozin, i përziejmë me kosin, hedhim kripë, piper dhe hedhim salcën te patatet e barbunjat. E përziejmë mirë dhe e shërbejmë. OSE: Ziejmë patatet e barbunjat dhe i përziejmë në një tas me disa lugë gjelle me Pesto Genovese të gatshëm. Del shumë e mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.