Sallatë

Me qiqra dhe qepë të njoma

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit për dy persona:

250g qiqra konserve (pesha pa lëng)

150g djathë i bardhë

1 limon i vogël

1 tufë majdanoz

3 lugë gjelle vaj ulliri

1 spec djegës i freskët

2 qepë të njoma ose një qepë jo djegëse

Përgatitja:

1. Kullojmë qiqrat nga lëngu i konservës dhe i shpëlajmë mirë me ujin e rubinetit. I kullojmë mirë pas shpëlarjes dhe i hedhim në një tas. Shtojmë djathin të prerë në kubikë, majdanozin e grirë, specin djegës të grirë pa fara dhe qepët e njoma të grira imët në feta të holla. 2. Në një tas të vogël përziejmë me pirun vajin e ullirit dhe lëngun e limonit që ia hedhim sipër sallatës. I përziejmë mirë dhe e lëmë të pushojë një orë përpara se ta shërbejmë, në mënyrë që të përziejmë aromat me njëratjetrën.

Konsumohet më së miri si në verë, ashtu edhe në dimër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.