Cupcake

Me portokall

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 170°. Përziejmë miellin, sheqerin dhe sodën në një tas me anë të sitës. Në një tjetër përziejmë vajin, vezën e rrahur më parë me pirun dhe qumështin. Hedhim përzierjen e tasit të dytë te tasi ku kemi miellin dhe e përziejmë me spatul derisa të bëhet një masë homogjene. Hedhim brumin me lugë te 12 format e letrës për “Cupcake” duke e mbushur secilën deri në 2/3 e lartësisë dhe i pjekim në furrë për 15-20 minuta. 2. I heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen për 10 minuta. Ndërkohë, përgatisim shurupin duke e përzierë sheqerin me lëngun e portokallit në një tas. E hedhim me kujdes sipër çdo “Cupcake”, sa janë ende të nxehtë dhe më pas i lëmë të ftohen. 3. Përgatisim kremin që do të vëmë sipër “Cupcake”-ve: shkrijmë me banjëmari çokollatën e bardhë dhe e lëmë mënjanë. Rrahim gjalpin me rrahësen e vezëve derisa të bëhet si shkumë e bardhë. Me kujdes, hedhim sheqerin pluhur, jo të gjithë menjëherë, por duke e përzierë për afro 5 minuta. Bashkojmë më në fund çokollatën e shkrirë, disa pika ngjyrues ushqimor, hedhim kremin në një qese pastiçerie dhe i zbukurojmë “Cupcake”-ët sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.