Cupcake

Me karota

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 170˚. 2. Në një tas hedhim sodën me miellin nëpërmjet një site, shtojmë më pas arrën e kokosit, kanellën, i përziejmë me lugë dhe i lëmë mënjanë. Rrahim me rrahësin elektrik për tre minuta vezët me sheqerin, vajin dhe kripën. Shtojmë më pas karotat e grira dhe arrat. Hedhim këtu përzierjen e mësipërme të miellit dhe tani i përziejmë me spatul ose lugë druri. 3. Mbushim format e “cupcake”-ve deri në 2/3 e lartësisë së tyre, pasi kur piqen, fryhen dhe mund të dalin nga format. I pjekim në furrë për 20 minuta. Ndërkohë, përgatisim kremin për zbukurimin e tyre: përziejmë me rrahësin e vezëve gjalpin me sheqerin, më pas shtojmë djathin Philadelphia dhe do të përftojmë një krem të butë. Nëse dëshirojmë, hedhim pak ngjyrues ushqimor dhe i përziejmë mirë që të marrë ngjyrë uniformë. Hedhim kremin në një qese pastiçerie. 4. Kur “cupcake”-ët të jenë pjekur dhe ftohur, i zbukurojmë me kremin e mësipërm.

Ruhen në frigorifer për dy ditë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.