Cupcake

me çokollatë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 165°. 2. Shkrijmë në banjëmari çokollatën, më pas e lëmë mënjanë që të ftohet. 3. Në robot ose me rrahësin elektrik rrahim gjalpin me sheqerin sa të bëhen si shkumë, për 5-6 minuta. Shtojmë lugën e mjaltit dhe më pas vezën. Shtojmë çokollatën e shkrirë, që tani është e ftohtë, dhe vazhdojmë ta rrahim. 4. Lëmë mënjanë rrahësin elektrik ose robotin. Tani do të përdorim spatul për të bërë përzierjen e qumështit dhe miellit. Shtojmë miellin e përzierë më parë me sodën duke hedhur herë pak qumësht dhe herë pak miell, derisa t’i kemi mbaruar. Shtojmë kakaon dhe e përziejmë që të mos bëhen kokërr. 5. Hedhim brumin te format e “Cupcake”-ve duke i mbushur 2/3 e formave. I pjekim në furrë për 20-25

minuta.

Për kremin me çokollatë:

6. Shkrijmë çokollatën në banjëmari dhe e lëmë të ftohet. 7. Me rrahësin elektrik rrahim gjalpin për disa minuta, shtojmë sheqerin pluhur dhe e rrahim përsëri. Më pas shtojmë çokollatën e shkrirë, që tani duhet të jetë ftohur, dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa të kemi një krem homogjen. 8. E hedhim tani në një qese pastiçerie dhe e shpërndajmë te “Cupcak”-et sipas dëshirës (ato duhet të

jenë të ftohta).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.