Biskota

Me kakao

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit:

350g miell 00

50g kakao e hidhur

1 vezë e madhe

1 bustinë sodë

50g mjaltë

50g kos natyral i trashë

80ml vaj luledielli

120g sheqer

Për zbukurim:

Arra të thërrmuara, rrush të thatë, lajthi të thërrmuara, stika pishe, etj.

Përgatitja:

1. Në një tas përziejmë me pirun vezën, sheqerin, kosin, vajin dhe mjaltin. Shtojmë nëpërmjet një site miellin, kakaon dhe sodën. Punojmë brumin me dorë dhe i japim formë të rrumbullakët. E mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. 2. Marrim pak brumë dhe krijojmë toptha të vegjël sa një mandarinë dhe në mes bëjmë një vrimë me gisht. Vëmë biskotat në tavë me letër furre. I shtypim pak me dorë dhe zbukurojmë sipër sipas dëshirës me frutat e thata duke u përpjekur t’i ngjeshim mirë ato te brumi. Mbajmë distancë midis biskotave, pasi zmadhohen gjatë pjekjes. I pjekim për afro 10-15 minuta në furrën e ngrohur më parë me 190°.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.