Biskota

Me reçel

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për brumin:

100 g sheqer

200 g gjalpë ose margarinë në temperaturë ambienti

75 g lajthi të qëruara, të grira imët

2 të verdha vezësh

300 g miell

1 majë lugë kripë

Për të lyer biskotat sipër

1 e verdhë veze

reçel sipas dëshirës për t’i mbushur

Përgatitja:

1. Hedhim të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe i përziejmë me dorë derisa të kemi një brumë të zakonshëm për biskota. I japim formën e një sallami, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për një orë. 2. Ndezim furrën në 180˚. E presim brumin në rrotëza të vogla dhe secilën prej tyre e shtypim në mes me gisht, e lyejmë sipër me të verdhën e vezës me penel (e rrahim të verdhën e vezës me pirun më parë) dhe i pjekim në furrë për 15-20 minuta. 3. Më pas i heqim dhe i lëmë të ftohen, teksa ngrohim reçelin në zjarr, për ta bërë më të hollë dhe mbushim me të biskotat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.