Biskota

Me marmelatë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit:

180g miell

140g gjalpë në temperaturë ambienti

70g sheqer pluhur

70g bajame të bluara

1 vezë në temperaturë ambienti ½ kavanoz marmelatë, sipas dëshirës

Përgatitja:

1. Përziejmë sheqerin me gjalpin në robot për 3 minuta, shtojmë vezën dhe kur të jetë përzierë edhe veza shtojmë miellin nëpërmjet një site. Së fundi, shtojmë bajamet e bluara. 2. Bëjmë një top të rrumbullakët me brumin, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për një orë. 3. Pas kësaj kohe, hapim brumin me petës në një sipërfaqe me pak miell (rreth 3mm të trashë). 4. Presim petën e brumit me forma dhe vendosim biskotat në tavën e furrës të mbuluar me letër furre. 5. I pjekim për 12-15 minuta në furrë të ngrohur më parë me 180°. 6. Kur biskotat të jenë ftohur, gjysmën e sasisë së tyre e lyejmë me marmelatë nga njëra anë, mbështesim sipër një biskotë tjetër e kështu me radhë derisa të kemi mbaruar të gjitha biskotat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.