Bonbone

Me çokollatë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për 35-40 bonbone:

200g çokollatë e zezë

100g Mascaropne

80g sheqer pluhur

4 lugë kakao pluhur pa sheqer

4 lugë gjelle me fëstëkë

Përgatitja:

1. Thërrmojmë çokollatën, e hedhim në një tenxhere të vogël dhe e shkrijmë në banjëmari (tenxherja e çokollatës të futet në një enë më të madhe, me 3 gisht ujë). E lëmë çokollatën në zjarr derisa të shkrijë. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Marrim një tas të madh, hedhim çokollatën e ftohur, Mascarponen dhe sheqerin pluhur. I përziejmë të gjitha me një lugë druri derisa të përftojmë një krem homogjen. 2. Pas kësaj, e lëmë kremin për 2 orë në frigorifer, të mbuluar me letër plastike për kuzhinë derisa të ftohet mirë. Ndërkohë, grijmë në mikser fëstëkët dhe përgatisim 2 tasa të vegjël; në njërin hedhim kakaon dhe në tjetrin fëstëkët e grirë. Marrim kremin e çokollatës nga frigoriferi dhe e zbutim pak duke e punuar me duar. Me duar të lagura bëjmë toptha të vegjël (10g secili), të rrumbullakët dhe lyejmë disa te kakaoja dhe të tjerët te fëstëkët. Vendosim bonbonet në një tabaka që t’i nxërë të gjitha, pa prekur njëratjetrën, i mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe i lëmë në frigorifer deri në çastin që do t’i shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.