Biskota

Të thjeshta, por të bukura.

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Në një tas rrahim vezën me sheqerin, shtojmë vaniljen dhe vajin duke vazhduar t’i rrahim. Shtojmë qumështin e vakët, lëkurën e limonit dhe në fund miellin me sodën nëpërmjet një site. Nëse është e nevojshme, shtojmë pak miell, në mënyrë që të kemi brumë që punohet lehtë me dorë. Hapim brumin me petës dhe i japim format që dëshirojmë. I vëmë në tavë me letër furre duke mbajtur pak distancë midis biskotave. I pjekim për 15 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë, në furrë të ngrohur më parë me 180°. 3. Kur të jenë plotësisht të ftohta, mund t’i zbukurojmë ose t’i konsumojmë edhe ashtu.

Përgatitja e glasesë:

4. Në një tenxhere të vogël përziejmë të gjithë përbërësit e glasesë dhe më pas i vëmë në zjarr me banjëmari (brenda një tenxhereje më të madhe me ujë). I përziejmë me rrahësen e vezëve derisa glaseja të jetë bërë si shkumë dhe të ketë arritur trashësinë për të lyer biskotat (të mos jetë shumë e lëngshme). 6. Tani mund të dekorojmë biskotat me

glasenë me ndihmën e një peneli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.