Brownie

Me çokollatë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 160°. Në një tas, hedhim me anë të sitës miellin, sodën dhe më pas kripën. E lëmë mënjanë. 2. Shkrijmë me banjëmari 200g çokollatë dhe gjalpin duke i përzierë vazhdimisht, sa të krijohet një masë homogjene. 3. E heqim nga zjarri dhe shtojmë pjesë-pjesë sheqerin, vezët një nga një (kur të jetë përzierë e para, shtoni të dytën e kështu me radhë) duke e përzierë me shpejtësi. Shtojmë miellin me përbërësit e tjerë pjesë-pjesë (tre herë) dhe përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatul. Shtojmë arrat e thërrmuara dhe 50g çokollatë dhe e përziejmë sërish me spatul. 4. Hedhim brumin në tavën me letër furre të lyer me gjalpë, e pjekim në furrë për 30-35 minuta. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, por ajo nuk duhet të dalë plotësisht e pastër, pasi Brownies duhet të jenë pak të lagësht brenda. 5. I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas i presim në katrorë të vegjël.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.