Sufle

Me çokollatë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për 4 copë:

120g çokollatë të zezë

80g gjalpë

80g sheqer

20g miell

2 vezë

kakao pluhur për të lyer format ose miell

gjalpë për të lyer format

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 180°. Shkrijmë çokollatën me gjalpin në flakë të ulët, në banjëmari. E heqim nga zjarri, shtojmë sheqerin, e përziejmë mirë dhe e lëmë të vaket. Rrahim vezët me rrahësen e vezëve që përdoret me dorë dhe më pas shtojmë me anë të sitës miellin dhe çokollatën e vakët. 2. Lyejmë format me gjalpë e kakao pluhur. E ndajmë brumin me lugë nëpër forma duke mbushur ¾ e tyre. I pjekim për 12-20 minuta. Koha varet edhe nga furra, por e rëndësishme është të mos piqen shumë. 3. Konsumohen të nxehta, të shoqëruara me pak akullore. Shënim. Shpesh, pasi ndaj brumin në forma, i ruaj të ngrira në frigorifer. Në momentin që dua t’i konsumoj, i fus direkt nga ngrirja në furrë të nxehtë, por në këtë rast e zgjas kohën e pjekjes edhe 10 minuta. Natyrisht, kjo varet dhe nga furra që keni ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.