Tarta

me çokollatë të bardhë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Përziejmë gjalpin me sheqerin pluhur, shtojmë niseshtenë, kripën dhe miellin. Me majat e gishtave përziejmë thërrimet e krijuara. Hapim në mes një gropë të vogël dhe shtojmë vezën. E punojmë me dorë dhe më pas brumin e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë. 2. Ndezim furrën në 180°. Kur të ketë kaluar një orë, hapim brumin me petës dhe veshim me të format e tartave, të lyera më parë me pak gjalpë e miell, i shpojmë me pirun dhe i pjekim në furrë për 20 minuta, ose derisa të kenë marrë ngjyrë. Duhen kontrolluar për pjekje edhe poshtë.

Përgatitja e kremit të bardhë:

3. Fusim në tas me ujë të ftohtë fletën e xhelatinës për 5-10 minuta që ajo të zbutet. Hedhim panën në një tenxhere të vogël dhe e ngrohim në flakë të ulët. E heqim nga zjarri dhe këtu do të fusim fletën e xhelatinës që e kemi hequr nga uji i ftohtë dhe e kemi shtrydhur me dorë. E përziejmë me lugë që ajo të tretet mirë me panën. Tani hedhim panën në një tas ku kemi copëtuar çokollatën. E përziejmë mirë që të kemi një krem homogjen. Kur tartat të jenë pjekur dhe ftohur, i mbushim me kremin e bardhë. I zbukurojmë sipër me kokrra frutash të freskëta dhe i lëmë 2 orë të ftohen para se t’i konsumojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.