Frozen yogurt

Akullore me kos

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përgatitja:

1. Hedhim në një tenxhere frutat e pyllit të ngrira, sheqerin, lëngun e limonit, kripën dhe kanellën. E vëmë në flakë të mesme duke e përzierë vazhdimisht derisa sheqeri të jetë tretur. 2. E lëmë në flakë të ulët 5 minuta pasi ka marrë valë, frutat janë zbutur dhe e kanë lëshuar lëngun e tyre. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti. 3. Pasi të jenë ftohur, kalojmë në mikser frutat dhe i grijmë (lëmë ndonjë kokërr për zbukurim). 4. Përziejmë me rrahësen e vezëve kosin me qumështin në një tas sa të bëhen homogjene. Shtojmë tani frutat e ngrira dhe i përziejmë me spatul, me shumë delikatesë. 5. Hedhim akulloren në një tavë qelqi ose porcelani që duron temperaturën e ulët dhe e vëmë në ngrirje për 45 minuta, të mbuluar me letër alumini. 6. Pas 45 minutash e nxjerrim nga ngrirja dhe e përziejmë mirë me rrahësen e vezëve ose me pirun (për të mos krijuar kristale akulli). 7. E vëmë përsëri në ngrirje dhe e përsërisim këtë proces çdo 30 minuta edhe për 4 herë të tjera. Më pas e ruajmë në ngrirje deri në momentin që do ta shërbejmë (mirë është ta lëmë një natë). 8. Përpara se ta konsumojmë e lëmë pak në temperaturë ambienti pasi bëhet më kremoze.

Si bazë për matjen e përbërësve do të përdorim një gotë 240ml.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.