Panakota

Me qershi

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përbërësit

500ml pana për ëmbëlsira

100g sheqer

6g fletë xhelatine (3 fletë nga 2gr)

3-4 lugë gjelle qumësht

1 bustinë vanilje

1 kavanoz me komposto qershish pa bërthamë

Përgatitja:

1. Në fillim vendosim fletët e xhelatinës në një tas me ujë të ftohtë dhe i lëmë të zbuten për dhjetë minuta. Ngrohim qumështin në një tenxhere të vogël, e heqim nga zjarri dhe shtojmë fletët e xhelatinës të cilat i shtrydhim me dorë që t’iu heqim ujin e tepërt. Masën e përziejmë me shpejtësi derisa xhelatina të tretet mirë. Në një tenxhere tjetër hedhim panën, sheqerin, vaniljen dhe i lëmë në flakë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. I heqim nga zjarri pa marrë valë. 2. Kësaj mase i shtojmë qumështin me xhelatinë dhe e përziejmë me rrahësen e vezëve derisa të përftojmë një masë homogjene. Marrim gotat, i mbushim me pana (nëse janë krijuar kokrriza të vogla gjatë zierjes, e kullojmë me një sitë) dhe i lëmë në frigorifer për një orë. 3. Pas një ore, nxjerrim gotat nga frigoriferi, hedhim sipër pak nga lëngu i kompostos dhe disa kokrra qershi. Gotat i futim sërish në frigorifer. Ëmbëlsirën mund ta konsumojmë pas katër ose pesë orësh.

Panakota është një ëmbëlsirë shumë e njohur në Itali. Thuhet se origjinën e ka nga Piemonte, por tashmë është bërë e njohur kudo për delikatesën e saj dhe thjeshtësinë e përgatitjes. Mund të përgatitet në shumë mënyra, mjafton të ndërroni salcën me të cilën do ta shërbeni dhe do të keni çdo herë një shije të re.

Përgatitja:

1. Grijmë në blender manaferrat (lëmë disa kokrra për zbukurim) me 30g sheqer dhe reçelin e manaferrave. Më pas i kullojmë me kullesë për t’iu hequr farat (nuk është e domosdoshme, por thjesht për të pasur një tiramisu më elegante). E lëmë mënjanë. 2. Rrahim të verdhat e vezëve me 40g sheqer me rrahësen me dorë, shtojmë me lugë Mascarpone-n dhe e përziejmë akoma. E lëmë mënjanë. 3. Rrahim me rrahësin elektrik 3 të bardhat e vezëve deri sa të bëhen si borë e ngrirë. I shtojmë me kujdes te tasi ku kemi përzierjen me Mascarpone dhe i përziejmë me spatul, me lëvizje nga poshtë-lart.

Salca e manaferrave.

Kompozimi i ëmbëlsirës:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.