Semifreddo

Me rikota e luleshtrydhe

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përbërësit

500g rikota

600g luleshtrydhe

250g sheqer pluhur

gjethe mente për zbukurim

Përgatitja:

1. Luleshtrydhet e lara i grijmë në

blender 2. Në një tas përziejmë rikotën me sheqerin pluhur me rrahësen me dorë, i përziejmë mirë, sa të bëhen si krem homogjen. 3. Përziejmë luleshtrydhet me kremin e mësipërm, por do të përdorim spatul për përzierjen e tyre. 4. Hedhim përzierjen te format e vogla ose në një tavë të madhe. Mirë është t’i lagim me ujë format përpara se të hedhim kremin. I vëmë në ngrirje për 4/5 orë duke i mbuluar më parë me letër alumini. Në momentin që do t’i shërbejmë, i përmbysim nëpër pjata dhe i zbukurojmë me gjethe menteje ose sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.