Akullore

Me limon

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përbërësit:

lëkura e grirë në rende e 2 limonëve bio

100g sheqer

125ml lëng limoni i sapo shtrydhur

500ml pana për ëmbëlsira, nga frigoriferi

pak kripë

Përgatitja:

1. Në robot (vëmë funksionin e grirjes) hedhim sheqerin dhe lëkurat e limonit të grira më parë në rende dhe i përziejmë për një minutë. Shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë derisa të shohim që sheqeri është tretur. Mjaftojnë 2 minuta. 2. Shtojmë panën dhe kripën dhe e përziejmë edhe për 1-2 minuta derisa të shohim që pana po trashet

dhe përzierja është bërë kremoze. 3. E hedhim akulloren në tavë inoksi ose porcelani, por që të jetë sa më e madhe, në mënyrë që akullorja

të ngrijë më shpejt. E mbulojmë me letër alumini dhe e vëmë te pjesa e ngrirjes në frigorifer. 4. Pas 30-40 minutash e nxjerrim nga ngrirja dhe e përziejmë mirë me pirun ose me rrahësen e vezëve në mënyrë që të mos krijohen kristale akulli. E përsërisim këtë veprim pesë herë. Më pas mund ta lëmë akulloren për një natë të tërë te ngrirja dhe të nesërmen është gati. Në momentin që duam ta shërbejmë, e lëmë pak minuta në temperaturë ambienti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.