Kupa

Me luleshtrydhe

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përbërësit për 6 kupa:

500g luleshtrydhe (6 kokrra i lëmë për zbukurim)

360ml pana nga frigoriferi

40g sheqer për luleshtrydhet

30g sheqer për panën

170ml qumësht të kondensuar (qumësht panda në kuti)

Përgatitja:

1. Luleshtrydhet i copëtojmë në forma kubike dhe i përziejmë në një tas me 40g sheqer. 2. Masën e lëmë mënjanë. 3. Panën e rrahim me rrahësin elektrik të vezëve, shtojmë 30g sheqer dhe vazhdojmë ta rrahim edhe për pak minuta derisa sheqeri të tretet. Masës i shtojmë me kujdes qumështin e kondensuar.

Për kompozimin e kupave:

Në kupë vendosim disa luleshtrydhe, shtojmë pak nga kremi me pana (duke përdorur qese pastiçerie ose një lugë), disa luleshtrydhe dhe përsëri krem. Ëmbëlsirën e futim në frigorifer dhe e lëmë aty deri në momentin kur ta shërbejmë, sepse duhet të jetë e ftohtë.

Ëmbëlsirë ideale për stinën e verës, përgatitet menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.