Ëmbëlsirë

Me djathë Mascarpone dhe çokollatë

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përgatitja:

1. Furrën e nxehim në 200 gradë. 2. Çokollatën e ndajmë në copa të vogla dhe e hedhim në një tenxhere. Shtojmë katër lugë gjelle ujë dhe e lëmë në flakë të ulët duke e përzierë derisa të shkrihet (dy minuta mjaftojnë). 3. Çokollatën e shkrirë dhe të vakët e hedhim në një tas, shtojmë djathin Mascarpone, i përziejmë mirë. Shtojmë vezët një nga një duke i përzierë me rrahësin e vezëve. 4. Nëpërmjet një site të vogël shtojmë sheqerin pluhur, miellin dhe i përziejmë me kujdes me një spatul. 5. Brumin e hedhim në një tavë të veshur me letër furre dhe e pjekim për 30 minuta (Koha ndryshon dhe nga furra që keni). Nuk ka nevojë ta provojmë me kruajtëse dhëmbësh, pasi torta mbetet e lagësht brenda.

Për glasenë:

1. Dhjetë minutat e fundit para se ta heqim tavën nga furra, hedhim çokollatën e copëtuar dhe gjalpin në një tenxhere të vogël. I përziejmë derisa të përftojmë një krem homogjen. E heqim nga zjarri. 2. Kremin e hedhim sipër tortës pasi ajo

të jetë pjekur dhe e lëmë të ftohet. 3. E zbukurojmë me fruta sipas dëshirës. Përpara se ta konsumojmë, e lëmë në frigorifer për një orë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.