Ëmbëlsirë

Me Dulche de Leche dhe karamel

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përgatitja e Dulche de leche:

1. Te kjo recetë është e rëndësishme të kemi gati Dulche de Leche. Përgatitjen e saj do ta gjeni në faqen

nr 286. 2. Përgatitjen e Dulche de Leche mund ta bëjmë edhe një ditë më parë.

Përgatitja e ëmbëlsirës:

1. Në robot ose me rrahësin elektrik do të rrahim së bashku Mascarpone-n me panën me shpejtësi të

ulët. Mjaftojnë pak sekonda dhe do ta shihni që do të trashet menjëherë. 2. Do të shtojmë tani 3 lugë gjelle Dulche de Leche, i përziejmë për pak sekonda, pasi përndryshe prishet pana. Lëmë tani rrahësin elektrik, shtojmë përsëri 1 lugë gjelle Dulche de Leche dhe përziejmë me lugë druri ose spatul, me shumë delikatesë, në mënyrë që kremi të krijojë efektin e mermerit. 3. Marrim tavën dhe i hedhim një shtresë të hollë të kremit. Lagim biskotat me qumësht dhe i vendosim te tava sipër kremit duke krijuar një shtresë me to. Tani do të hedhim sipër biskotave gjysmën e kremit dhe sipër saj karamel sipas dëshirës. Përsëri një shtresë tjetër me biskota të lagura me qumësht, shtresën e kremit që ka mbetur dhe e spërkatim me karamel. Shënim. I bëjmë racionet të vogla, se janë shumë të shijshme, por dhe shumë kalorike. Me këtë tavë mund të shërbehet për 8 persona. Mos zëvendësoni asnjë përbërës, sepse do të ndryshohej tërësisht shija e kësaj ëmbëlsire.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.