Charlotte

Me fruta

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përbërësit për një tavë të rrumbullakët të thellë:

200g biskota Savoiardi

1 kuti komposto me fruta të përziera, në kubikë

400g djathë i bardhë Philadelphia

Përgatitja:

1. Hapim kutinë e kompostos, kullojmë lëngun në një tas dhe lëmë mënjanë frutat. 2. Lyejmë me lëngun e kompostos biskotat, i vendosim në radhë pranë njëra-tjetrës vetëm te anësoret e tavës që do të përdorim. 3. Djathin e përziejmë me rrahësin

e vezëve për ta bërë më kremoz. 4. Hedhim tani një lugë djathë te baza e tavës, një lugë komposto frutash, përsëri djathë dhe vazhdojmë kështu me shtresa derisa t’i kemi hedhur të gjitha. E mbyllim me një rresht biskotash të lagura te lëngu i kompostos. 5. Me një kapak përpiqemi ta ngjeshim pak në mënyrë që të mos ketë ajër midis djathit dhe frutave, për ta bërë sa më kompakte ëmbëlsirën. 6. E vëmë në frigorifer të ftohet për

jo më pak se 3-4 orë. 7. Kur ta shërbejmë, e përmbysim në një pjatë të madhe dhe e dekorojmë sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.