Torta

Bounty

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 170°. Në një tas përziejmë niseshtenë me sheqerin pluhur dhe qumështin me yndyrë. Shtojmë tani përbërësit e tjerë dhe i përziejmë mirë me spatul. 2. E hedhim përzierjen në një tavë, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në banjëmari (uji të arrijë lartësinë ¾ e tavës që do të piqet për 1 orë e 20 minuta). 3. E lëmë të ftohet pastaj e heqim

nga tava.

Për salcën me çokollatë:

ngrohim panën dhe e hedhim të ngrohtë te çokollata e ndarë në copa të vogla. E përziejmë mirë që të bëhet si masë homogjene. Presim 2-3 minuta sa të ftohet pak dhe më pas e hedhim sipër tortës tashmë të ftohtë. E lëmë për 4-5 orë në frigorifer dhe më pas mund ta shërbejmë.

Tava silikoni me diametër 24 cm

Përgatitja:

1. Furrën e ndezim në temperaturën 180°C. 2. Për kremin karamel: Në një tigan të vogël që nuk ngjit, mundësisht me fund të trashë, hedhim gjashtë lugë sheqer dhe i lëmë në zjarr derisa të karamelizohen. Sheqerin e karamelizuar e hedhim menjëherë në tavën që do të përdorim dhe e rrotullojmë që masa të veshë edhe anësoret e tavës. 3. Rrahim së bashku pesë vezë dhe 200g sheqer me rrahësin e vezëve, shtojmë qumështin dhe vaniljen.

Përzierjen e shtojmë në tavën ku më parë hodhëm karamelin. 4. Për bazën: Rrahim vezën dhe sheqerin për dy minuta, shtojmë qumështin dhe vajin. Nëpërmjet një

site shtojmë miellin, sodën dhe kakaon. Tani i përziejmë me spatul. 5. Brumin, i cili është i hollë, e hedhim në mes të tavës ku kemi karamelin, por pa e shpërndarë. 6. Tavën e vendosim në një enë më të madhe të mbushur me ujë (uji duhet të arrijë deri te gjysma e

tavës ku kemi ëmbëlsirën) dhe e pjekim për 60-70 minuta. 7. Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve për pjesën e sipërme të tortës, e cila duhet të jetë e thatë. Pasi të piqet, e lëmë të ftohet në temperaturën e ambientit brenda enës me ujë. Më pas, sikurse e kemi, po brenda enës me ujë, e futim në frigorifer për gjithë natën. Të nesërmen kur ta shërbejmë, do ta përmbysim mbi një pjatë dhe do të shikojmë që janë krijuar dy shtresa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.