2. Pjatat e para

200 Receta - - Përmbajtja -

Përbërësit:

1 karotë,

1 degë selinoje,

1 qepë,

1 patate,

një tufë majdanoz,

2-3 domate qershiza,

2-3 kokrra piper, Por në varësi të stinës, mund të shtojmë edhe zarzavate të tjera.

Përgatitja:

1. Qërojmë karotën, pataten, qepën. Lajmë selinonë dhe heqim fijet që ka në pjesën e jashtme, lajmë domatet dhe i ndajmë në mes. 2. Grijmë në copa të mëdha të gjithë përbërësit, i vendosim në një tenxhere të madhe bashkë me piperin dhe i mbulojmë me ujë të ftohtë të gjitha zarzavatet. I lëmë të ziejnë për një orë e më pas i rregullojmë për kripë. 3. I kullojmë me një napë të pastër ose me kullesë me vrima shumë të vogla. 4. Lëngu është gati. Zarzavatet mund të përdoren sipas dëshirës duke i shtuar te makaronat me djathë kaçkavall të grirë përsipër.

PËRGATITJA E LËNGUT ME ZARZAVATE DHE E LËNGUT Të MISHIT

Lëngu i zarzavateve dhe

i mishit është përbërës

bazë i domosdoshëm

në kuzhinë, sidomos për

përgatitjen e salcave,

rostove, supave, si edhe

për gatimin e orizit.

Ekziston mundësia

që të përgatitet me

koncentrat ose pluhur

të gatshëm dhe kjo

është më komode

sidomos për ato zonja

që punojnë dhe kanë

kohë të kufizuar për

gatim. Unë do të jap

recetën e përgatitjes së

tyre në kushte shtëpie.

Makarona, rizoto, njoki, e shumë të tjera. Pjata të para për të bërë më të veçanta drekat dhe darkat familjare dhe ato me miqtë. Supa të mrekullueshme për ju dhe të vegjlit tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.