4. Peshku

Në kartoçio

200 Receta - - Përmbajtja -

Përbërësit për 2 persona:

2 peshq merluc nga 250g secili

10 domate qershiza

10 ullinj të zinj pa bërthamë

2 feta limoni

borzilok

kripë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

1. Pastrojmë peshkun si zakonisht, e shpëlajmë me ujë të bollshëm dhe e thajmë me letër kuzhine. 2. Te barku i pastruar fusim pak kripë, borzilok, një fetë limoni dhe pak vaj ulliri. 3. Secilin nga peshqit i vëmë në letër alumini, shtojmë domatet e prera në mes, ullinjtë, borzilok, vaj

ulliri dhe kripë. 4. E mbështjellim peshkun mirë me letrën e aluminit dhe e mbyllim si karamele. 5. E vëmë në tavë të lyer me pak vaj dhe e pjekim për 30 minuta në furrën që e kemi ngrohur më parë

me 180°.

Kjo është një recetë e thjeshtë, e shëndetshme dhe ideale për ata persona

që janë me dietë. Përgatitet për pak kohë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.